Elton John rezulton pozitiv me Covid-19

Elton John ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
John ka njoftuar se ka anuluar koncertine tij në Dallas, i paraparë të mbahej sot dhe nesër në American Airlines Center.
Njoftimi u dha sot në mëngjes, pak orë para shfaqjes si pjesë e turneut lamtumirës.
Në një deklaratë, përfaqësuesit e turneut thanë se datat e reja do të shpallen së shpejti dhe biletat e fansave do të mund të përdoren për oraret e reja.
Simptomat e këngëtarit janë të lehta, thanë përfaqësuesit, duke shtuar se ai është plotësisht i vaksinuar kundër koronavirusit.
John, 74 vjeç, planifikon të kthehet në skenë këtë fundjavë në North Little Rock, Ark.
Paraqitja e tij e fundit ishte në Hjuston të shtunën, ku ai i tha turmës se tastieristi i tij ishte i sëmurë me COVID-19./21Media

Back to top button