Elvana sot feston ditëlindjen

Artistja Elvana Gjata sot feston ditëlindjen.
E lindur më 3 shkurt të vitit 1987, Elvana ka mbushur plotë 35 vite jetë.
Ajo pos këngëtare, është tekstshkruese, aktore, kompozitore etj.
E rritur në Tiranë, Gjata njihet për vokalin e saj dhe krijimtarinë artistike ndër vite.
I ka sjellë artit shumëçka, projekte muzikore të cilat pavarësisht kohës kur janë publikuar, vazhdojnë të dëgjohen.
Ka publikuar bashkëpunime me artistë të ndryshëm vendor e të huaj.
Bashkëpunimi i fundit është ai me reperin nga Ferizaj, Mozzik.
“Marre” ,”Kuq e Zi Je Ti”, “Papa”, “Xheloz”, “Mike”, “Love Me”, “A m’don”, “Njësoj”, “Thirr”, “Çelu”, “Fustani”, “Më fal”, “Me ty” janë disa nga projektet e lansuara nga Elvana ndër vite./21Media

Back to top button