Konfiskohen mbi 72 mijë euro mallra, 3 të arrestuar
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellse, po ashtu ka arrestuar tre persona.
Vlera e mallrave të konfiskuara sipas doganës është mbi 72 mijë euro.
“Pas hetimit disa mujor njësit e doganës së Kosovës kanë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara. Me kete rast është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesore) pa origjinë / dokumentacion përcjelles, pra është kontrabanduar. Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor jane 21,509.41 Euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar./21Media