Elvis Hoxha: Nga një sanksion nuk duhet ta mendojmë izolimin nga bota

Pse Elvis Hoxha e kritikon Lajçakun e Borrellin?
Elvis Hoxha në debatin ”Click’’ të RTV21 ka treguar pse e kritikon Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçakun e Borrellin dhe Përfaqësuesi e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Hoxha tha se Lajçak asnjëherë nuk mbajti qëndrim ndaj deklaratave të shumta të serbëve.
‘’Deklarata të pashoqe e te pafundme që lëshojnë serbët, Lajçak asnjëherë nuk mbajti qëndrim, Borrell e Escobar nuk thane se nuk e pranojmë këtë gjuhë’’, tha Hoxha ndër tjera.
Elvis Hoxha: Nga një sanksion nuk duhet ta mendojmë izolimin nga bota
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha ishte i ftuar sonte në ‚‘Click’’ të RTV21.
Duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës që nga dita e premte, si dhe reagimet e shumta nga ndërkombëtarët, Hoxha tha se historia vazhdon, teksa shtoi se një sanksion nuk është fundi i historisë.
‘’Historia vazhdon, Kosova ka kaluar nëpër historinë botërore të vetën, ka kaluar ndarje teritoresh nga fuqitë e mdhaja’’, tha ndër tjera Hoxha.
Ai tutje shtoi se Serbia ka marrë shumë sanskione dhe se ”ata nuk’pyesin’’
‘’Serbët nuk e di sa sanksione kanë marrë dhe nuk pyesin, neve ni sanksion na e bëjnë dhe ne dridhemi, izolohemi nga bota’’, deklaroi Hoxha.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ditë më parë tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte paralajmëruar më 26 maj se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe./21Media