Flet për RTV21 kryetari i Zubin Potokut pas paralajmërimit nga Osmani për zgjedhje të reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin që pati me homologun e saj francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, foli për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.
Ajo tha se Kosova është e gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Megjithatë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri për portalin rtv21.tv tha se presidentja nuk është konsultuar me ta. Sipas tij duhet të studiohet situata dhe arsyet pse duhet të shkohet në zgjedhje të reja.
“Presidentja nuk është konsultuar asnjëherë me ne… për mendimin tim duhet të studiuar gjërsisht situata dhe arsyet pse duhet të shkohet në zgjedhje. Ky është mendimi im”, tha Zeqiri për portalin rtv21.tv.
Portali rtv21.tv ka ka tentuar të bisedojë edhe me kryetarin e Zveçanit Ilir Pecin, atë të Leposaviqit, Lulëzim Hetemi dhe atë të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur./21Media