Emeli Sande fejohet me të dashurën e saj

Këngëtarja Emeli Sande është fejuar me të dashurën e saj, Yoana Karemova.
Ajo publikoi në Instagram një fotografi me mbishkrimin “Unë thashë po”.
Kjo erdhi pasi ajo tha për Press&Journal se dëshiron të jetë model për të rejat dhe frymëzim për të marrë një rrugë të guximshme.
Çifti njoftuan lidhjen në mars.
“Ti mund të jesh vetvetja dhe kjo është ajo që dua. Është më shumë një rast i të qenit vetvetja sa më shumë që të jetë e mundur dhe shpresojë të tregoni se nuk duhet të përshtatesh për të qenë i suksesshëm”, ka thënë Emeli.
Ajo pranoi urime të shumta në rrjete sociale pasi publikoi fotografi me unazën e fejesës./21Media

Back to top button