MKRS: Pa Vjosën, PriFest me një boshllëk

Mbrëmë u hap PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, që këtë vit po shënon edicionin e 14-të.

Në hapje mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku.

Hapja e festivalit u bë me filmin “Vera andrron detin” me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe producent Shkumbin Istrefi, ndërsa pjesëmarrësit ishin të shumtë.

“Ky vit e gjen festivalin me një boshllëk të madh, pa të parën e tij, të ndjerën Vjosa Berisha. Ky edicion i dedikohet kujtimit të saj dhe gjithë përpjekjeve të saja për ngritjen e nivelit të kinematografisë në Kosovë. PriFest është festival i rëndësishëm për industrinë e filmit kosovar, pasi që përveç që sjell kualitetin kinematografik botëror në ekranet e Prishtinës, gjithashtu ndihmon në kultivimin e kinematografisë vendore duke ndihmuar filmbërësit të marrin fillimet e mbara në projektet e mëdha filmike të cilat shpesh po përfundojnë në festivalet më të mëdha botërore”, thuhet në shkresën e MKRS-së.

Regjisori, Fatos Berisha ka thënë se jo veç ky edicion, por secili pas tij i kushtohet Vjosës.

Ai tha se është i gëzuar që ia dolën organizimit të këtij edicioni, por shumë i mërzitur se e mbajnë pa Vjosën./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button