Emërimi i Kryeprokurorit, Osmani nis konsultat me monitoruesit e procesit

Zyra e Presidentes më 8 prill ka pranuar propozimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Lidhur me propozimin për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Duke ditur rëndësinë e këtij procesi, Zyra e Presidentes thotë se ka filluar të shqyrtojë dhe analizojë në detaje të gjithë dokumentacionin e pranuar, të gjitha faktet dhe rrethanat që ndërlidhen me këtë proces.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani është në komunikim me palët e interesit dhe në ditët ne vijim do të takohet me përfaqësuesit e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit për të dëgjuar vërejtjet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij procesi.
Presidentja ka nënvizuar se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil dhe me integritet të plotë për të siguruar që besimi i qytetarëve ndaj Prokurorisë se Shtetit nuk dëmtohet. Po ashtu, Osmani ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të plotësoj të gjitha kërkesat ligjore, duke përfshirë edhe atë të integritetit./21Media

Back to top button