Le Pen bën thirrje për marrëdhënie më të forta NATO-Rusi

Marine Le Pen, kandidate për presidente të Francës, thotë se do të propozojë marrëdhënie më të ngushta mes NATO-s dhe Rusisë nëse fiton pushtetin.
Në një konferencë për media, ajo bëri thirrje për një afrim strategjik midis të dyve pasi të mbaronte lufta në Ukrainë.
Ajo shtoi se do ta tërhiqte Francën nga struktura e komandës ushtarake të NATO-s, nëse do të fitojë, raporton BBC
Por ajo tha se do të vazhdojë të respektojë një pakt kyç të NATO-s sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari të aleancës ushtarake shihet si një sulm ndaj të 30 anëtarëve, përcjell rtv21.tv
Rusia ka kundërshtuar çdo zgjerim të NATO-s drejt kufijve të saj, duke përfshirë çdo përpjekje të fqinjit të saj Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. NATO i ka dërguar armë ushtrisë ukrainase gjatë konfliktit.
Le Pen është në garë me Emmanuel Macron në balotazhin e zgjedhjeve këtë muaj.
Disa e kanë akuzuar atë se është shumë afër Rusisë.
Ajo e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës, por ka vizituar presidentin Vladimir Putin përpara zgjedhjeve të mëparshme franceze në 2017. Partia e saj ka përdorur edhe kredi ruse./21Media

Back to top button