Emërimi i Ujmanit si “Liqeni Trump”, kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë është shprehur se e mirëpret propozimin e Richard Grenellit që Ujmani të quhet Liqeni Trump. Kjo u pa si një shaka që e kishte bërë Grenell. Mirëpo, sot Hoti në një konferencë për media sqaroi se kërkesa që Ujmani të emërohet si “Liqeni Trump” ishte bërë edhe në Shtëpinë e Bardhë, shkruan rtv21.tv.

“Në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejt të presidentit Trump të emerohet me një epitet të ri si Liqeni Trump”, u shpreh Hoti duke thënë se është si shenjë respekti për angazhimin e presidentit amerikan./21Media

Back to top button