Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së
Me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Qeveria e ka emëruar Bordin e ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
Dren Boshnjaku, përfaqësues nga QKUK, Tetore Olloni nga Stomatologjia, Rrezarta Bajrami nga IKSHPK, Besim Demolli nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, Vjosa Kadolli nga Shërbimi i Kujdesit Parësor, Naim Bardiqi si përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor që zgjidhet përmes konkursit publik, janë anëtarët e rinj të Bordit drejtues të SHSKUK-së.
“Bordi ka për detyrë mbarëvajtjen e të gjitha punëve të SHSKUK-së. Janë përgjegjës për përformancë profesionale dhe afarizmin financiar”, tha Vitia në mbledhjen e Qeverisë.
Bordit të kaluar të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i ka skaduar mandati më datë 27 mars 2023./21Media