Emërohet Ministri i ri i Financave
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka liruar sot nga detyra e Ministres së Financave, Hykmete Bajramin, pas kërkesës së kësaj të fundit.
Në vend të Bajramit, me këtë ministri do të udhëheq zëvendësministri Agim Krasniqi.
Në vendim të Qeverisë thuhet se Krasniqi është emëruar Ministër në detyrë i Ministrisë së Financave.
Ndryshe, në letrën e dorëheqjes të cilën Bajrami ia ka dërguar Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ajo ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes është personale.
Bajrami ka shkruar në letrën e dorëheqjes se do të angazhohet si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?