Kryetari i Prizrenit infektohet me koronavirus

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është infektuar me koronavirus.

Haskuka ka thënë se ka pasuar simptoma si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.

“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe. Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Haskuka ka apeluar tek qytetarët për kujdes dhe t’i respektojnë masat kundër pandemisë./21Media

Back to top button