Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive

 
Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar vet Vishaj.
“Po jam emëruar u.d i Drejtorit të Infektivës”, ka thënë Vishaj për rtv21.tv.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadiku nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj klinike./21Media

Back to top button