Izet Sadiku jep dorëheqje nga u.d. i drejtorit të Infektives

 
Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku.
Sadiku për rtv21.tv ka konfirmuar dorëheqjen e tij. Ai ka thënë se pozitën e u.d të drejtorit të Infektivës e ka lënë më 21 maj.
Sadiku ka thënë se dorëheqja ka ardhur për arsye personale.
Ai e kishte marrë këtë detyrë në fillim të muajit mars, pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës./21Media

Back to top button