Emërohet zëvendësuesi i Soleimanit!

Pas vdekjes së udhëheqësit të Forcave Quds

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka caktuar një lider të ri të forcave ushtarake Quds, duke zëvendësuar kështu liderin e vrarë Qasem Soleimani, ka bërë të ditur zyra e presidentit.

Gjeneral Major Ismail Qaani ka shërbyer për shumë vite përkrah Soleimanit, ka deklaruar lideri, duke shtuar se agjenda e forcave Quds nuk do të ndryshojë.

“Gjeneral Ismail Qaani ka qenë një nga komandantët më të dalluar të Mbrojtjes së Shenjtë dhe ka shërbyer për shumë kohë me komandantin martir Soleimani në Forcat Quds”, ka deklaruar Khamenei.

Ai ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin me komandant Qaanin, duke u dëshiruar sukses dhe udhëheqje të shenjtë./21Media

Back to top button