Emery vendosi të shesë heroin argjentinas pas festimeve të tij të pahijshme

Emiliano Martinez kishte meritë të madhe në fitimin e kampionatit botëror nga Argjentina me pritjet e tij në Katar, por në vend që Botërori t’u hapte derën klubeve më të mëdha, portieri kontrovers mbylli derën e tij.
Trajneri i ri i Aston Villa e kritikoi atë për mënyrat e papërshtatshme të festimit të titullit, si në Katar ashtu edhe në Argjentinë dhe portali spanjoll Fichajes shkruan se ai tashmë ka vendosur ta shesë.
Ish-trajneri i Arsenalit dhe Villarrealit mori stolin e Aston Villas dy muaj më parë, por portieri argjentinas nuk iu ul mirë që në fillim dhe sjellja e tij e fundit vetëm sa konfirmoi vendimin për ta hequr qafe.
”Kur emocionet janë të forta, është e vështirë t’i kontrollosh ato. Megjithatë, javën e ardhshme do të flas me të për disa situata gjatë festës. Tani ai është me kombëtaren e tij dhe unë e respektoj këtë, por kur ai vjen në klub, është përgjegjësia jonë. Do të flas me të”, tha Unai Emery pak ditë më parë, por duket se biseda do të përfundojë me një lamtumirë dhe jo me falje.
Megjithëse Martinez është një portier i shkëlqyer dhe Argjentina nuk do të ishte bërë kampion bote pa pritjet e tij të penalltive, temperamenti dhe karakteri i tij nuk janë për shijen e të gjithëve dhe ai u kritikua për përdorimin e trofeut Lav Jashin për portierin më të mirë të Kupës së Botës si organ gjenital dhe duke festuar me një kukull, së cilës i ishte ngjitur fytyra Kylian Mbappe.
Fichajes shkruan se Emery ka zgjedhur tashmë një zëvendësues, ndaj në vend të portierit të kampionit të botës, në Villa duhet të vijë portieri i kombëtares së katërt në botë.
Marokeni Bono, i cili gjithashtu ka një Botëror të shkëlqyer dhe mbrojtje mbresëlënëse të penalltive, është një anëtar i Sevillas, i cili thuhet se është gati ta lërë të shkojë për 40 milionë euro, që nuk është një çmim shumë i lartë për një klub të Premier Ligë.

Back to top button