Vdiq ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini

Ka vdekur dje në Romë ish-ministëri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini në moshën 65-vjeçare.
Mediat italiane raportojnë se Frattini, prej disa kohësh ishte i sëmurë me kancer.
Ai ishte ministër i jashtëm nën qeveritë e kryesuara nga kryeministri Silvio Berlusconi 2002-2004 dhe 2008-2011 dhe mbajti dy poste të tjera në kabinet në qeveritë e drejtuara nga Berlusconi dhe Lamberto Dini në vitet 1990.
Nga viti 2004 deri në vitin 2008 ai ishte komisioner evropian për drejtësinë dhe në kohën e vdekjes së tij ishte president i Këshillit të Shtetit të Italisë, një organ konsultativ që mbikëqyr administratën publike.
Në prill të vitit 2010, Frattini kishte vizituar Kosovën, me ç’rast kishte takuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi për të diskutuat mbi zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë./21Media

Back to top button