Emir Sahiti i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Sulmuesi i skuadrës kroate të “Hajduk Split”, Emir Sahiti është emri më i ri që i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Sahiti zhvilloi një takim sot me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi, në të cilin ky i fundit nënshkroi shkresën përmes së cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm që e lejon të paraqitet me “Dardanët”.
Emir Sahiti është një sulmues i krahut, i cili këtë sezon është duke impresionuar me paraqitje fantastike në fanellën e “Hajduk Splitit”, ku në 18 ndeshje ka regjistruar dy gola dhe dy asistime.
Në të kaluarën, Sahiti ka qenë pjesë e ekipit Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë ndërsa tani dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën.
Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin qoftë në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dardanëve.

Back to top button