Bebe Rexha lë rrjetet sociale, e mërzitur me format e saj trupore

Bebe Rexha u tërhoq nga rrjetet sociale pasi është “turpëruar” me trupin e saj.
Ylli 32-vjeçar – i cili ka frymëzuar fansat me mesazhe pozitiviteti, Bebe Rexha u përlot ndërsa u tha fansave se nuk po ndihej mirë me përmasat e saj, ndërsa shpjegoi pse ajo ka postuar më pak në internet.
Duke folur në TikTok, ajo tha se nuk po ndihet rehat dhe është në siklet, transmeton rtv21.tv.
“Jo vetëm për këtë. Thjesht ndihem i neveritshëm, e dini, në trupin tim”, u shpreh ajo.
Krijuesja e hitit “Call You Mine” pranoi se ajo nuk “donte të postojë” në mediat sociale kur nuk ndihet pozitive me imazhin e trupit të saj.
Bebe ka qenë e hapur për imazhin e saj trupor në të kaluarën dhe i ka inkurajuar fansat e saj të ndihen rehat për atë që janë.
“Edhe nëse i keni shtuar ato pesë kilogramë ose keni humbur shumë peshë, ose keni strija, vishni bikini Kujt i intereson? Kush kujdeset? Do të kthehesh pas 10 vitesh dhe do të thuash: “Uau, isha kaq e nxehtë”, kishte thënë ajo.
Ajo mendon se është e rëndësishme që fansat ta dinë që bukuria dhe vlera e njeriut nuk matet nga pesha apo trashësia, dhe nuk duhet të brengosen shumë rreth asaj se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Megjithëkëtë, ajo nuk e mohon që edhe për të personalisht, pranimi i vetes në çfarëdo forme trupore nuk është edhe aq i lehtë./21Media

Back to top button