Emiratet Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ministri Zayed Al Nahyan e informoi Kurtin se Emiratet e Bashkuara Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.

Kurti shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Republikën e Kosovës.

“U bisedua për avancimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /21Media

Back to top button