Personi që vrau 23 njerëz në baza raciste dënohet me 90 burgime të përjetshme

Një person nga Dallas i SHBA-së që vrau 23 persona në një sulm racist ndaj blerësve latinë në një Walmart në Teksas, u dënua me 90 burgime të njëpasnjëshme të përjetshme, por mund të përballet me më shumë dënime, duke përfshirë dënimin me vdekje.

Patrick Crusius, 24 vjeçar, i cili në kohën e sulmit ishte 21 vjeçar, u deklarua fajtor në fillim të këtij viti për gati 50 akuza federale për krime të urrejtjes në të shtënat masive të vitit 2019 në El Paso, raporton The Guardian, përcjell rtv21.tv.

Policia tha se Crusius udhëtoi më shumë se 1,126 kilometra nga shtëpia e tij pranë Dallasit për të shënjestruar njerëzit latinë me një pushkë, brenda dhe jashtë dyqanit. Momente para fillimit të sulmit, Crusius postoi një frazë raciste në internet që paralajmëronte për një “pushtim latinë” të Teksasit.

Crusius u deklarua fajtor në shkurt pasi prokurorët federalë hoqën dënimin me vdekje nga tavolina. Por prokurorët e Teksasit kanë thënë se do të përpiqen ta dënojnë me vdekje Crusius kur të dalë në gjyq në gjykatën shtetërore. Data e gjykimit nuk është caktuar ende.

Përveç të vdekurve, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe shumë të tjerë u traumatizuan rëndë teksa u fshehën ose u larguan. /21Media

Back to top button