Emiratet e Bashkuara Arabe ia heqin vizat Kosovës

Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë hequr vizat Kosovës. Kështu ka njoftuar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, k shkruar Osmani në platformën X./21Media

 

Back to top button