Varadkar: Shpresoj se ky do të jetë viti kur Kosova do t’i bashkëngjitet Këshillit të Evropës

(Lajm i përditësuar)

Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se shpreson që ku do të jetë viti kur Kosova do ti bashkëngjitet  Këshillit të Evropës.

“dhe mundemi të bëjmë përparime  drejt anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian , dhe mendoj që shumë vende në Ballkanin Perëndimor dhe në vende të tjera të Evropës, shpesh e shohin Irlandën si një model për ta ndjek dhe se është  një shtet që është bashkangjitur qysh kur ka qenë kur ka qenë Komision Evropian, pra vendi ka qenë shumë i varfër dhe nuk ka qenë aq modern sa është sot, dhe anëtarët e Bashkimit evropiane na ndihmuan që ta përparojmë dhe modernizojmë vendim tonë”,  tha ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti.

Ai siguroi që shteti irlandez është i gatshëm ta ndihmojnë Kosovën.

“Mendojmë që vendi i duhur i Kosovës është brenda Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që kjo të ndodh në një të ardhme jo aq të largët.”, tha ai, përcjell portali rtv21.tv

Varadkar po ashtu foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se është jetik për të arritur paqe dhe zhvillim të mëtejmë në dy vendet.

“Dialogu Prishtinë-Beograd është jetik për të arritur një harmoni dhe për një zhvillim të mëtejmë, edhe në Kosovë edhe në Serbi. Ky vit është më rëndësi që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk duam të shohim kthim të skenave të dhunshme që i pamë në shtator dhe në maj. Falënderoj Kurtin për mikpritjen dhe dashamirësinë. Është kënaqësi që vizitova vendin tuaj të bukur”, u shpreh ai.

Paraprakisht gjatë kësaj konference, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi homologut të tij irlandez Leo Varadkar mbështetje për statusin kandidat në Bashkimin Evropian. Kurti po ashtu falënderoi Irlandën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë etapave të ndryshme të historisë.


Kurti pret me ceremoni shtetërore kryeministrin irlandez

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij irlandez, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimi është paralajmëruar konferencë për media.


Kryeministri iralndez qëndron në Kosovë, do të takohet me krerët e shtetit

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar po qëndron sot për vizitë në Kosovë. Ai do të zhvillojë takime me krerët e shtetit.

Varadkar në orën ora 9:30, do të pritet nga kryeministri Albin Kurti,  takimi dypalësh mbahet në ndërtesën e Qeverisë derisa në orën ora 9:35,  do të mbahet konferenca për media në ndërtesën e Qeverisë.

Kurse, në ora 11:00 Varadkar do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe policia e Kosovës ka njoftuar se për  vizitën e kryeministrit iralndez, policia ka siguruar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë, shkruan rtv21.tv.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Varadkar u prit mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës nga kryeministri Kurti./21Media

Back to top button