Emiri i Katarit do ta vizitojë Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari.
Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës.
Sipas Presidentes Osmani, një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe t’i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit.
Ndërkaq, Presidentja Osmani i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme./21Media