Emisari britanik: Është urgjente që dialogu të vazhdojë

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Dialogun në Kosovë-Serbi, Stuart Peach, ka deklaruar se ata përkrahin rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu ka thënë se Britania është në bisedë të vazhdueshme me të dyja palët në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne mbështesim fuqishëm rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Në këtë moment ne vazhdojmë të mbështesim thirrjet e Bashkimit Evropian për deeskalim, këtë e kam bërë vetë gjatë vizitave të mia dhe e theksoj edhe një herë se sa urgjente është të vazhdojmë me dialogun. Në historinë tonë dhe në përvojën time gati gjysmë shekullore në ushtri, është gjithmonë mirë të flasësh”, shprehet emisari britanik.”, ka deklaruar Peach për N1.

Peach ka bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve në katër komunat veriore.

“I bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë situatën, të kthehen serbët e Kosovës në institucione që të ketë ekuilibër dhe drejtësi në polici. Të kthehen sa më shpejt në aktivitetin normal të policisë dhe të mundësohet që demokracia të zërë rrënjë realisht në nivel lokal, me çka nënkuptoj zgjedhjet lokale. Ne presim përgjigjen më të madhe të mundshme dhe që të gjitha partitë të marrin pjesë në ato zgjedhje lokale”, tha Peach.

Qeveria e Kosovës tashmë e ka nxjerrë në konsultim publik Udhëzimin Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit./21Media

Back to top button