Reagon Çeku: Do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e Muzeut të Muzikës

(Lajm i përditësuar)


Reagon Çeku: Do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e Muzeut të Muzikës

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku reagoi për djegien e ndërtesës së Muezut të Muzikës në Gjakovë.

Duke e quajtur këtë krim, Çeku u zotua se pas restaurimit muzeu do të funksionalizohet.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut.”, shkroi ai në Facebook, përcjell portali rtv21.tv

Objekti i Muzeut të Muzikës “Taphane” në Gjakovë është kapluar nga zjarri, të mërkurën.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Komuna e Gjakovës. Derisa shprehet keqardhje për rastin aty thuhet se brenda objektit nuk ishte asnjë artefakt i muzeut të muzikës.

Muzikologu Behar Arllati ka reaguar, duke thënë se “kjo barbari tejakaloi çdo barabari të serbëve”.
Ai ka akuzuar qeverisjen e tanishme të Ardian Gjinit dhe atë të mëhershmen nga Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se asnjë nga ta nuk ishte në gjendje të vënte mbikqyrje për Muzeun.


Kusari Lila për djegien e Muzeut të Muzikës: Të kthehet si ishte dhe të merret në menaxhimin e Ministrisë së Kulturës

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka reaguar për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë.

Kusari ka kërkuar nga organet kompetente duhet të përgjigjen se kush e dogji, pasi sipas saj, dihet kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajnë e ta ruajnë

“Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook.

Më tej ajo ka bërë thirrje që objekti në fjalë duhet të ktheht ashtu siç ishte.
“Ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte. Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkundesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe.”, ka deklaruar Kusari Lila..

Ish kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka hedhur kritika mbi qeverisjen aktuale të Gjakovës, duke thënë se nuk e ka as interesimin dhe as kapacitetin të ruajë dhe mbledhë artifaktet muzikore.
‘Në vitin 2016 ishte bërë i tillë me kujdesin dhe përkushtimin e drejtorit të Kulturës të asaj kohe, Meriton Ferizi, për çfarë i jam mirënjohëse. Por, menaxhimi dhe përkujdesja e vazhdueshme me mundësi të mirëmbajtjes së mirëfilltë të Muzeut do të jetë sfidë gjithmonë, nëse nuk gjendet një zgjidhje e përhershme. Të shkatërosh është gjithmonë më lehtë se të ndërtosh e ruash, por vlerësohemi për çfarë ndërtojmë e lëmë pas dhe jo çfarë shkatërrojmë.”, ka përfunduar Kusari Lila.

Objekti i Muzeut të Muzikës “Taphane” në Gjakovë është kapluar nga zjarri, të mërkuren.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Komuna e Gjakovës. Derisa shprehet keqardhje për rastin aty thuhet se brenda objektit nuk ishte asnjë artefakt i muzeut të muzikës.

Muzikologu Behar Arllati ka reaguar, duke thënë se “kjo barbari tejakaloi çdo barabari të serbëve”.
Ai ka akuzuar qeverisjen e tanishme të Ardian Gjinit dhe atë të mëhershmen nga Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se asnjë nga ta nuk ishte në gjendje të vënte mbikqyrje për Muzeun./21Media

Back to top button