Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të të Pagjeturve, Organizata ”Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)”, ka marrë iniciativën për vendosjen e emrave të 1639 të të pagjeturve të cilët janë zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur organizata përmes një video të postuar në “Facebook”.

Pllaka me numrin  e ”1639” që simbolizon numrin e përgjithshëm të pagjeturve është vendosur në sheshin ”Skënderbeu”, ndërsa me shkronja më të vogla janë të shënuara emrat dhe mbiemrat e personave të zhdukur.

Shënimi i Ditës Kombëtare të të Pagjeturve, më 27 prill, bëhet për faktin se në këtë datë, në vitin 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, forcat serbe patën vrarë dhe zhdukur 377 civilë shqiptarë të moshës 15 deri 60 vjeç./21Media