Emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së
Antarët e e rinj dhanë betimin para presidentit Thaçi
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot e ka kompletuar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot e kanë dhanë betimin para presidentit Thaçi se do t’i kryejnë me nder detyrat e tyre.
“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot e dhanë betimin se do t’i kryejnë në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme të gjitha detyrat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.
Emrat e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.
1. Sami Kurteshi, VV
2. Alim Rama, VV
3. Sami Hamiti, LDK
4. Arianit Elshani, PDK
5. Ibrahim Selmanaj, AAK
6. Nenad Rikalo, Iniciativa Qytetare Lista Serbe
7. Eshref Vishi, Koalicioni Nisma-AKR-PD
8. Cemailj Kurtisi, Koalicioni VAKAT
9. Rifat Krasnic, KDTP
10. Artan Asllani, PAI./21Media