Reka: Asnjë anëtarësim në BE nuk ka ndodhur brenda mandatit të një qeverie

Reka mori detyrën nga ministrja e deritanishme

Ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka pranoi zyrtarisht detyrën nga ministrja e deritanishme, Dhurata Hoxha.

Me rastin e marrjes së detyrës, Blerim Reka tha se procesi i integrimeve është një maratonë stafete, i cili nuk fillon nga paraardhësja e tij dhe as nuk përfundon me vetë atë.

“Asnjë anëtarësim nuk ka ndodhur brenda mandatit të një qeverie, por që është përcjellë prej një mandati në tjetrin. Shfrytëzoj rastin ta artikulojë një ide timen për transparencë dhe llogaridhënie. Mendoj se ka dozë të optimizmit të arsyeshëm që mund të shkojmë përpara dhe do të vazhdojmë përpara”, tha ai.

Ministrja e deritanishme, Dhurata Hoxha ka uruar ministrin e ri për detyrën, derisa i ka dorëzuar edhe një raport të punëve që janë bërë deri më tani.

Back to top button