Enca tregon veturën superluksoze që ka blerë

 

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia sot ka treguar veturën e re superluksoze që ka blerë.

Në instagram, ku numëron mbi 2 milionë klikime, këngëtarja ka publikuar dy video, pëmes së cilave ka prezantuar veturën e re, e cila është e markës “Range Rover”.

Në instastory-n e parë ajo ka prezantuar veturën nga jashtë, ndërsa në videon e dytë, ka prezantuar veturën nga brenda, shkruan rtv21.tv

“Welcome home my new baby”, ka shkruar artistja sipër videos.

Kujtojmë që, ”Nashta”, është projekti i fundit i Encës që është publikuar më 2 mars të këtij viti dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 3 milionë klikime./21Media

Back to top button