Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2 mijë e 840 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultuan 44 raste pozitive me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skënderaj.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 313 raste nga 599 mijë e 859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 241 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 mijë e 877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 195./21Media

Back to top button