Ende nuk dihet identiteti i viktimave në Manchester

Ambasadori Greiçevci tha se po bëjnë përpjekje se mos ka ndonjë shtetas të Kosovës

Pas sulmit terrorist në “Manchester Arena”, ku si pasojë mbetën të vrarë 22 persona dhe mbi 59 të plagosur, ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë informatë të detajuar sa i përket identitetit të viktimave apo të plagosurve.

“Jo ende nuk e dimë. Ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me identitetin e të vdekurve ose të të lënduarve. Po bëjmë përpjekje maksimale të kuptojmë mos ka ndonjë shtetas të Kosovës të prekur”, ka thënë ambasadori Greiçevci për zëri.info.

Sulmi ka ndodhur mbrëmë në Manchester me të përfunduar një koncerti muzikor.

Në faqen zyrtare të ambasadorit të Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci është dhënë edhe numri emergjent për shtetasit e Kosovës në Manchester: +447961064763.

Back to top button