Ende nuk ka filluar seanca e jashtëzakonshme, në sallë rreth 30 deputetë
Mungojnë partitë e pushtetit dhe PSD
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të diskutohet për draft-marrëveshjen e dialogut me Serbinë, ndonëse e paralajmëruar të fillojë në orën 10:00, edhe tani pas gati një ore ende nuk ka nisur.
Në seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga 40 deputetë të dy partive opozitare, LDK dhe VV, mungojnë partitë e pushtetit dhe PSD. Në sallë janë rreth 30 deputetë.
Seanca ka këtë pike të rendit të ditës:
1. Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëperfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Pas mbledhjes se kryesisë, të hënën kur edhe u morë vendimi për seancë të jashtëzakonshme, VV bëri të ditur qëndrimin, duke e kundërshtuar këtë dokument.