Filloi takimi për koordinim rreth dialogut

Në takim po mungon Fatmir Limaj

Ka filluar takimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me  Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Në takim, përveç Veselit po marrin pjesë: presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa, nga ekipi negociator janë: Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar.

Ndërkaq, Fatmir Limaj nuk po merr pjesë në takim, pasiqë siç mëson RTV21 ai është jashtë vendit.

Në këtë takim nuk po marrinë pjesë LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dje ka deklaruar se do të mblidhen për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat sipas tij,  janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE./21Media

Back to top button