Ende pa marrëveshje me LDK-në, Kurti prezanton emrat e 5 ministrave

Kurti shkon në takim me Thaçin pa marrëveshje me LDK-në

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se po shkon në takim me presidentin Hashim Thaçi pa ndonjë marrëveshje me LDK-në. Ai shtoi se ka insistuar që të takohet me liderin e LDK-së, por nuk iu është mundësuar një takim i tillë. Me këtë rast Kurti bëri të ditur se kush do të jetë zëvendëskryministër i dytë dhe 5 ministra në kabinetin e tij.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, ka thënë Kurti përmes një videomesazhi

Ai bëri thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’i dërgojë emrat e 5 ministrave dhe zëvendëskryministrit të parë.

“Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave të VV-së”, ka thënë Kurti në videomesazh”.

Takim ndërmjet Presidentit, Hashim Thaçi dhe liderit të VV-së, Albin Kurti pritet të fillojë në orën 15:00./21Media

Back to top button