Ende s’ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

As pas tetë ditësh që kur fillojë rrjedhja e afati për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit mbledhja e tyre ende nuk ka nisur. Kryesuesit e Kuvendeve komunale në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok si dhe Leposaviq thonë se janë në pritje të kërkesës për caktimin e hapësirës publike për mbledhjen e nënshkrimeve nga gupet inicuese por që nuk do të pranojnë.

“Kanë mbetur edhe 22 ditë prej kur ka nisur afati për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri përmes peticionit dhe një procedurë e tillë ende nuk ka nisur”.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, tha se grupi inicues për peticion është i obliguar të bëjë kërkesë për caktimin e hapësirës publike për mbledhjen e nënshkrimeve por që deri më tani nuk kanë bërë një hap të tillë.

“Ata janë të obliguar sepse neni 6 thotë se janë të obliguar me zgjedh hapësirën publike ku do të mbajnë, ku Kuvendi komunal vendos për atë hapësirë publike për realizimin e peticionit nga komuniteti nga grupi iniciator ata ende se kanë bërë qat hapin dhe ne po presim, unë do ta njoftoj MAPL-në sipas udhëzimit administrativ se ata se kanë njoftu Kuvendin komunal dhe kryesuesin për lejimin në hapësirën publike edhe mundet edhe shkolla me lyp si objekt për peticion ata s’janë lajmëruar ende. Jam i bindur se ata do të lajmërohen sepse përgjigja e tyre u kanë sipas kontakteve u kanë se ata kanë të drejtë me i mbledh nëpër banesa e rrugës, jo, udhëzimi se parashikon këtë dhe unë si kryesues s’do ta pranojë një peticion të tillë”, tha ai për RTV21.

Se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për caktimin e hapësirës për mbledhjen e nënshkrimeve nga grupi iniciues, e thotë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin Potok, Vedat Mehmeti.

“Fillimisht si kryesues kam pranuar r kërkesën për inicimin e shkarkimit të kryetarit më 22 dhjetor grupi iniciues ka marrë materialin e nevojshëm për mbledhjen e nënshkrimeve dhe deri në këto momente që po flasim s’kam pranuar një kërkesë të tillë për caktimin e vendit për t’i mbledh nënshkrimet. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me MAPL-në dhe të gjitha veprimet do ti marrim se bashku me ministrinë”, tha Mehmeti për RTV21.

Iniciativa për shkarkimin e kryetarëve ka nisur vetëm në tri prej katër komunave në veri të vendit.

Ministria e Administrimit të pushtetit lokal, konfirmoi se afati për mbledhjen e nënshkrimeve ka nisur vetëm në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq por jo edhe në Zveçan.

Alban Uka, këshilltar në këtë ministri, thotë se nëse gjatë periudhës 30 ditore nuk arrihet të mblidhen nënshkrimet e nevojshme afati do të shtyhet edhe 15 ditë.

:Në tri komunat në veri Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq me 22 dhjetor nga kryesuesit e kuvendeve komunale janë dorëzuar listat me nënshkrime për peticione në këto tri komuna mund ta konfirmojë që ka filluar(afati) por s’kemi informata që janë duke u mbledhur ato nënshkrime apo jo. Afati siç e sheh edhe udhëzimi janë 30 dite që kanë afat për mbledhjen e nënshkrimeve nëse brenda këtyre ditëve s’arrihet kuota prej 20 % atëherë mund të kërkohet nga grupi inicues me vazhdu afatin edhe 15 ditë”, tha ai.

Sipas udhëzimit administrativ mbledhja e nënshkrimeve duhet të bëhet mbi bazën e vullnetit të lirë dhe pa presion dhe ato duhet të dorëzohen tek kryesuesi i kuvendit komunal dhe KQZ-ja. Nëse KQZ-ja konfirmon se janë mbledhur nënshkrimet e duhura, atëherë organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës./21Media

Back to top button