Enerhoatom thotë se Rusia po shantazhon të gjithë botën

Agjencia bërthamore e Ukrainës Enerhoatom thotë se rusët po shantazhojnë të gjithë botën me kërcënime për të hedhur në erë termocentralin Zaporizhzhia.
Në një postim në Telegram, Enerhoatom thotë se gjeneralmajor Valery Vasiliev, kreu i forcave ruse të mbrojtjes nga rrezatimi, kimike dhe biologjike, ka thënë se “do të ketë ose tokë ruse ose një shkretëtirë të djegur”, përcjell rtv21.tv
“Ne kemi minuar të gjitha objektet e rëndësishme të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia,” tha Vasiliev, sipas Enerhoatom.
Kujtojmë se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje që inspektorëve ndërkombëtarë t’u jepet akses në termocentralin Zaporizhzhia, pasi Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për bombardimin e vendit gjatë fundjavës./21Media

Back to top button