Engjëllusha publikoi këngën “Çka m’ke thanë”

 
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja Engjëllusha Salihu ka publikuar sot projektin e ri muzikor.
“Çka m’ke thanë”, titullohet kënga e re nga Engjëllusha.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Valon Biba, ndërsa për orkestrimin Valdrin Abazi.

Kujtojmë se, në shkurt të këtij viti, Engjëllusha pati publikuar këngën “Urime Ditëlindja Nanë”, në bashkëpunim me nënën e saj Shyhreten dhe me këngëtarin, Bekim Zogaj./21Media

Back to top button