Eni Koçi feston ditëlindjen, ky është urimi që ia bëri i dashuri

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi sot feston ditëlindjen e 25-të.
Me rastin e ditës së saj të veçantë, sigurisht që urimet për ditëlindje nuk kanë munguar nga miqtë dhe familjarët e saj. Por, këngëtarja një urim më të veçantë e ka marrë nga i dashuri i saj, Genc Prelvukaj.
Artisti i ka dëshiruar jetë të gjatë e me buzëqeshje të dashurës, gjithashtu ai ka theksuar se edhe pse vitet kalojnë bukuria e Enit nuk do të shterrojë.
”Urime ditëlindjën dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë.
Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll syte, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti. Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti.
Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gezuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Prelvukaj në Instagram.

Ndryshe, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë fejuar në vitin 2018./21Media

Back to top button