ENNTZ arriti sukses me projektin e tij të parë

 
Ronaldo Burgu, i njohur me emrin artistik ENNTZ është i ri në sferën e muzikës, por shihet me mjaft stil e të ardhme në muzikën hip-hop, drill.
Para pak ditësh, ai ka publikuar projektin e tij të parë, që titullohet “Katala”, i cili deri tani ka arritur mbi 73 mijë shikime në Youtube.
Për realizimin e këngës, reperi shqiptar ka bashkëpunuar me studion muzikore, Radical Records, nën drejtimin e Xhenty.
Ronaldo Burgu është me origjinë nga Bulqiza, ndërsa vendlindja e tij është Kruja. Ai ka nisur jetën në Londër, derisa më herët ka jeturar në Greqi. ENNTZ ka treguar se megjithëse jeton larg, ai e ndjek dhe dëgjon muzikën shqiptare, ndërsa si fillim dëshiron që të njihet nga shqiptarët dhe kjo i mjafton. Ai merret me muzikë që nga mosha 14 vjeçare./21Media

Back to top button