Cilat janë arsyet që njerëzit fillojnë të përdorin drogë?

 
Psikologia klinike, Gentiana Kuqi-Tishukaj sot u shpreh se arsyet që njerëzit fillojnë të përdorin drogë janë të ndryshme. Sipas pikologes, kohët e fundit është trendi dhe mania për të qenë në modë, shkruan rtv21.tv
“Te moshat e reja, te adoleshentët, nëse nuk ke përdor bari, që është shumë aktuale, nuk mundesh m’i taku grupit apo nuk je në rrjedha”, tha psikologia, me ç’rast përmendi edhe arsye të tjera që i shtyjnë njerëzit të përdorin drogë.

Kuqi-Tishukaj në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21 tha se shenjat e para të një personi që fillon përdorimin e drogës janë gjithmonë të dukshme. Ajo shtoi se shenjat mund të jenë fizike, psikologjike dhe sociale./21Media

Back to top button