Enver Bajçinca nga VV premton parkingje ashensor për Fushë Kosovën

 
Enver Bajçinca, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për Fushë Kosovën, në RTV21, ka shpalosur programin e tij qeverisës.

Bajçinca, ndër të tjera, ka shpalosur edhe planin e tij rreth parkingjeve. Ai ka premtuar parkingje ashensor.

Bajçinca ka dhënë edhe disa arsye se pse qytetarët e Fushë Kosovës duhet ta votojnë.

Në garë për kryetarin e Fushë Kosovës janë katër kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Hasan Ismajli, nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Bajçinca, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Burim Berisha dhe nga Partia Demokratike e Kosovës Rrahim Tërnava. Në Fushë Kosovë janë 40 mijë e 289 qytetarë më të drejtë vote./21Media

Back to top button