Tërnava i PDK-së premtoi trotuare të lira dhe gjelbërim në Fushë Kosovë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava sonte në RTV21 shpalosi programin qeverisës, me ç’rast tregoi edhe prioritetet e tij për Fushë Kosovën.

Tërnava premtoi rrugë njëkahëshe, trotuare të lira dhe gjelbërim në Fushë Kosovë, shkruan rtv21.tv

Ndër të tjera, Tërnava në RTV21 tregoi arsyet se pse qytetarët e Fushë Kosovës duhet ta votojnë atë.

Në garë për kryetar të Fushë Kosovës janë katër kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Hasan Ismajli, nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Bajçinca, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Burim Berisha dhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahim Tërnava. Në Fushë Kosovë janë 40 mijë e 289 qytetarë më të drejtë vote./21Media

Back to top button