​Enver Hasani: Kosova shteti i fundit që doli nga rrënojat e ish-Jugosllavisë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani në Takimin e Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike theksoi rëndësinë e njohjes së shtetësisë mbi dokumentacionin.

Ai ka thënë se Kosova pas shpalljes së pavarësisë ka hasur sfida gjeopolitike, duke përpjekur të sigurojë njohjen e saj nga një numër i madh shtetesh, për të vendosur bazat ligjore ndërkombëtare.

“Për hir të proceseve të cilat ne si Kosove ndodhemi dhe që është një mënyrë e problemeve të përgjithshme të raporteve të zbuluara gjatë politikave në Ballkan kjo ka qenë kështu së paku së paku në rend të parë është shumë me rëndësi në qoftë se është manipuluar vazhdimisht jo vetëm sot, por edhe në të kaluarën. Pushtetet në të kaluarën dhe tani i referohen do të thotë një njohje që jep de-fakto që në kaherë jemi njohur nga Serbia. Pse është kjo kështu? Sepse çështja e kalkulimit të plotë të një shteti në pasqyrën ndërkombëtare varet në argumentin e shtetit dhe aleatëve për të cilët një shtet shkëputet përkatësisht, ta zëmë para 200 e sa viteve. Ju e dini se cili ka qenë aleat kryesor. Pesë vjet ose më shumë është dashur për me njohur SHBA. Kjo ka ndodhur edhe me të gjithë popujve të tjerë dhe ne jemi shteti i fundit që ka dalë nga rrënojave të ish-Jugosllavisë dhe problemi jonë është që raporti jonë me shtetin e Serbisë është raport ekzistencial kush është sovran në territorin e Kosovës së sotme, për dallim nga rastet e tjera të cilat nuk është shkruar. Kush është shtet, jo dokumenti nga kush ndihemi, jo ambasada, jo certifikata, prej kujt ndihemi. Ato janë çështje periferike të cilat nuk afektojnë në njohjen si të tille. Kosova siç e dini pas shpalljes të pavarësisë ka qenë në një moment i konfiguracionit të caktuar gjeopolitik, të cilin e ka munduar shpalljen e shpejtë të pavarësisë dhe njohjen e shpejtë të saj së paku në aspektin e cilësisë të një mori shtetesh që sot e bëjnë ligjin ndërkombëtar,” tha Hasani.

Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi.

Back to top button