Enver Hoxhaj refuzon pozitën që ia besoi partia

Enver Hoxhaj refuzon pozitën e nënkryetarit e cila iu ofrua mbrëmë me zgjedhjen e Kryesisë së re të PDK-së të udhëhequr nga Memli Krasniqi.
Ai përmes një shkrimi publik, thotë se me të drejt u diskutua se nëse po shmangej me përfshirjen e tij një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re, andaj ai thotë se ka zgjedhur të mbetet vetëm deputet.
“Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike”, tha ai.
Derisa shtoi se të angazhohet “për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale”.
Nënkryetarë të PDK-së janë zgjedhur edhe: Vlora Citaku, Ramë Buja dhe Uran Ismaili.
Kurse, anëtarë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi./21Media
 

Back to top button