Enver Petrovci tregon diçka të çuditshme në lidhje me çmimin që mori

 

Aktori, Enver Petrovci, është shpërblyer me “Çmimin për Vepër Jetësore” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vjetore për teatër nga ministria e Kulturës. Ky është çmimi i parë që jep juria kosovare.

Në programin “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, Petrovci tregoi se ishte në dilemë a ta pranonte këtë çmim.

Sipas Petrovcit, ai e pranoi çmimin për shkak se Qeveria e re, ministri i ri i kanë bërë një respekt atij, duke ia dhënë këtë çmim, i cili është i pari.

“Ky ministër i ri, më respektoi edhe unë e respektova, duke mos i bërë probleme dhe me gëzim e pranova dhe mendoj që nuk kam gabuar”, shtoi Petrovci.

Po ashtu, ai shprehet falënderues ndaj ministrit Çeku, për ndarjen e këtij çmimi./21Media

Back to top button