Kaloni te përmbajtja kryesore

“Epoka e durimit strategjik ka përfunduar”

Mike Pence gjatë një vizite në Korenë e Jugut

Zëvendës-presidenti i SHBA Mike Pence ka thënë se “epoka e durimit strategjik” e vendit të tij me Korenë e Veriut ka përfunduar.

Pence i bëri këto komente në zonën e demilitarizuar (DMZ), zona që ndan dy Koretë, gjatë një vizite në Korenë e Jugut për riafirmim marrëdhëniesh.

Vizita e tij vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuara në gadishull, me retorikën e nxehtë nga Koreja e Veriut dhe SHBA-të.

Ai mbërriti në Seul të dielën në mbrëmje, pas nisjes së dështuar të raketave nga Koreja e Veriut.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nisur një stërvitje të përbashkët të forcave ajrore ushtarake për të siguruar gatishmërinë kundër Koresë së Veriut, sipas mediave të Koresë së Jugut.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button