Shqiptari u kap me 15 kg drogë në kufi

Personi i dyshuar u arrestuar

Policia greke është vënë në ndjekje të një automjeti nga kufiri me Shqipërinë, i cili dyshohej se transportonte drogë.

Pas disa minutave ndjekje, makina ndalon në Patra, ndërsa shqiptari 35-vjeçar,  tentonte ta fshehte drogën në një vend të shkretë duke e futur në një enë më pas për mbuluar në një shkurre.

Ai është arrestuar menjëherë nga policia greke, ndërsa droga rreth 15 kg marihuanë e ndarë në dy pako të mëdha u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Back to top button