Kaloni te përmbajtja kryesore

“Eposi i Gilgameshit” rikthehet në atdhe

Një pllakë e vogël balte që daton 3500 vjet më parë dhe që përmban një pjesë të Eposit të Gilgameshit, e cila u grabit nga një muze në Irak 30 vjet më parë dhe së fundmi u gjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer zyrtarisht në Irak.
Pllaka kuneiforme prej 1.7 milionë dollarësh, e njohur si Tableta e ëndrrave të Gilgameshit, është një nga veprat më të vjetra të letërsisë të mbijetuara në botë dhe një nga tekstet më të vjetra fetare.
Ajo u gjet në 1853 si pjesë e një koleksion me 12 tableta në rrënojat e bibliotekës së mbretit asirian Assur Banipal.
Tableti u grabit nga një muze në Irak gjatë luftës së Gjirit të vitit 1991. Zyrtarët besuan se ishte importuar ilegalisht në SHBA në vitin 2003, më pas iu shit pronarëve të zinxhirit të dyqaneve artizanale Hobby Lobby dhe përfundimisht u ekspozua në Muzeun e Biblës në Washington./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button